Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “𝐌𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢𝐧𝐞̈”.
Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.
Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të liçencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e liçencës së mësuesit.
Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.
Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Aplikimet janë hapura deri në 𝟑𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒.
Vëllazërisht,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi
Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: 𝐞𝐦𝐛𝐚𝐬𝐬𝐲.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥.