“Penat e arta të vendit tonë”, ishte aktiviteti letrar, që ambasada organizoi në ambientet e Universitetit “New York” me shkrimtarët Fatmir Toҫi me “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”, Thanas Medi me “Çmendina e Athinës” dhe Ylljet Aliçkaj me “Valsi i Lumturisë”. Eventin e ndoqën artistë, poetë, kritikë arti, dhe lexues së veprave të autorëve.
Gjatë eventit u vlerësua se të tre autorët, i kanë dhuruar letërisë shqiptare një vend në letërsinë europiane dhe me zërat e tyre unikë kanë kapërcyer kufijtë e kohës dhe vendit.
Ne kremtojmë, tha Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga gjatë fjalës së saj, jo vetëm arritjet e tyre individuale, por edhe sixhadenë e pasur të letërsisë shqipe. Fjalët e tyre kanë fuqinë për të kapërcyer kufijtë, të kaluarën e të tashmen dhe për të folur me thelbin e njerëzimit tonë të përbashkët.
Pjesë e këtij eventi ishin edhe editorët e shtëpive botuese “By the Book” dhe “Euroasia Public”, të cilët kanë përkthyer veprat e Thanas Medi dhe Ylljet Aliçkaj në gjuhën greke. Për botuesit, këta shkrimtarë na kujtojnë ndikimin e thellë që mund të ketë letërsia, në reflektimin e problematikave dhe afrimit mes popujve pavarësisht sfidave të momentit. Ndërsa për znj. Irena Toçi, Drejtore e shtëpisë botuese “Toena”, vepra studimore për arbëreshët e Italisë është një testament i gjallë që merr frymë në fuqinë e qëndrueshme të traditës dhe qëndrueshmërinë e shpirtit njerëzor.