Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ambasada jonë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me situatën e zjarreve të fundit në rajonin e Atikës verilindore. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe qëndrojmë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e nevojshme për qytetarët tanë që mund të jenë prekur nga këto ngjarje.
Për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në zonat e prekura, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme të emergjencave civile:
– Evakuim: Nëse ndodheni në një zonë të urdhëruar për evakuim, largohuni menjëherë dhe ndiqni rrugët e përcaktuara nga autoritetet lokale.
– Informacion në kohë reale: Ndiqni informacionet e përditësuara nga autoritetet përmes mediave lokale dhe rrjeteve sociale për ndryshimet në situatë dhe udhëzimet e reja.
– Kujdesi shëndetësor: Gratë shtatzëna dhe personat me probleme të frymëmarrjes apo sëmundje të tjera kronike duhet të shmangin ekspozimin ndaj tymit dhe të marrin masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Në përgjigje të zjarrit të 11 gushtit 2024 në Atikë, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë ka krijuar një platformë për strehimin e përkohshëm të të prekurve nga zjarri.
Të interesuarit mund të aplikojnë këtu.
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni në 213 2047893 (Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile).
Nëse keni nevojë për asistencë, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Ambasadën në numrin tonë të emergjencës: 6941658183 ose të dërgoni një email në: embassy.athens@mfa.gov.al.
Lutemi ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj.
Përditësimet mbi situatën do të publikohen rregullisht në faqen tonë zyrtare dhe rrjetet sociale.
Qëndroni të sigurt.
Me respekt,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi