Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ambasadoren e re të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Greqi, Ambasadore jo-rezidente në Republikën e Shqipërisë, znj. Zaina Benhabouche.
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Algjerisë dhe u diskutuan mundësi të reja për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus në sektorët e ekonomisë, arsimit dhe turizmit.