Më datat 26-29 shtator, ekipi ynë kombëtar mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të robotikës FIRST Global Challenge, i njohur si “Lojërat Olimpike të Robotikës,” në Athinë!
Nën mentorimin dhe kujdesin e Juljan Grori dhe Eda Peshku, grupi dinamik i të rinjve shqiptarë, të grupmoshës 14-18 vjeçare, përballoi me sukses sfidat e robotikës, duke kontribuar në temën “Feeding the Future” me zgjidhje inovative për sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm për popullsinë globale, krah 190 ekipeve nga e gjithë bota, dhe duke marrë çmimin “Social Media Award”.💡
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga iu gjet pranë skuadrës shqiptare duke e përgëzuar për pasionin, përkushtimin dhe punën e palodhur në përfaqësimin e denjë të vendit tonë në këtë konkurs ndërkombëtar. “Αrritje të tilla janë një tregues i potencialit të madh që kanë të rinjtë shqiptarë për të kontribuar në teknologji dhe inovacion por dhe një shembulli i shkëlqyer për brezat e ardhshëm të rinisë shqiptare”, znj. Hajdaraga është shprehur.
Faleminderit ekipit tonë për përkushtimin dhe përfaqësimin e shkëlqyer të Shqipërisë!