Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, mori pjesë në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve “SHARE Architecture”, e cila është pjesë e edicionit të pestë të Forumit Ndërkombëtar të Arkitekturës ‘‘SHARE Greece 2024’’, zhvilluar në Konservatorin e Athinës. Kjo ceremoni i dedikohej projekteve të jashtëzakonshme nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, duke theksuar ndikimin në rritje të Evropës Lindore në narrativën globale të arkitekturës.
Në këtë ceremoni morën pjesë gjithashtu disa studio arkitekture shqiptare: si Atelier 4, Tharm Architects, MVRDV, Smart Studio, BYRID Architects, Commonsense Studio, ASArchitects LLC dhe Studio ARTEC, të cilat prezantuan punën e tyre të shkëlqyer.
Znj. Hajdaraga përgëzoi studiot shqiptare për kontributin e tyre të shquar në fushën e arkitekturës, duke vlerësuar rolin e tyre në promovimin e arkitekturës bashkëkohore shqiptare dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre në një ngjarje të tillë ndërkombëtare dhe i uroi suksese të mëtejshme.
<img