{:al}Ambasada e Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me “SKYexpress”, njofton nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës!
Ky partneritet synon të lehtësojë lidhjet ajrore dhe të nxisë turizmin mes dy vendeve.
Ambasadorja Luela Hajdaraga u takua me themeluesin e “Skyexpress”, z. Ioannis Grillos, për të diskutuar këtë hap të rëndësishëm, që pritet të rrisë shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.
Fluturimet fillojnë më 14 tetor 2024, me pesë fluturime në javë që lidhin kryeqytetet tona Tiranën dhe Athinën.
Për më shumë informacion mund të klikoni në link-un https://www.skyexpress.gr/en, ose të kontaktoni në numrin e kontaktit +30 215 215 6510 ose në adresën elektronike commercial@skyexpress.com.
Suksese për “Skyexpress” në këtë rrugëtim të ri!