Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim të frytshëm me Ministrin e Brendshëm të Greqisë, z. Thodoris Livanios për të diskutuar çështje të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komunitetit shqiptar në Greqi.
Në këtë takim u trajtuan: Procesi i marrjes së shtetësisë greke për shqiptarët që kanë kontribuar dhe jetuar prej vitesh në Greqi, lehtësimi i procedurave dhe reduktimi i burokracisë për aplikimet, për të thjeshtuar rrugën për bashkëkombasit tanë, dhe çështje me rëndësi në fushën e kompetencës së Ministrisë së Brendshme greke, të cilat synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe lehtësimin e integrimit të shqiptarëve.
Ministri grek theksoi angazhimin për ta trajtuar këtë çështje me prioritet dhe premtoi që së shpejti do të ketë përmirësime konkrete në procedurat, duke ndihmuar kështu të gjithë shqiptarët që kërkojnë shtetësinë dhe shërbime të tjera jetike.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një mbështetje e madhe për bashkëkombësit tanë në Greqi. Ambasada e Shqipërisë në Greqi mbetet e angazhuar për të punuar pandërprerë në adresimin e nevojave dhe shqetësimeve të komunitetit shqiptar.