Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Zëvendes Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Constantinos Fragoyiannis, dhe delegacionin e tij.
Takimi kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi dhe zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në kuadër të krijimit të mundësive për bashkëpunim në fushat e ekonomisë së gjelbër, tregtisë, zhvillimit të investimeve, politikave të nxitjes së biznesit, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës.
Një theks i veçantë u vu në projektet e përbashkëta që do të krijojnë mundësi të reja në sektorët kulturorë dhe ekonomikë, duke promovuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të përbashkët për vendet tona.