Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Constantinos Fragoyiannis.
Në fokus të takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë në fusha si: nxitja e investimeve dypalëshe, përmirësimi i klimës së biznesit, ekonomia e gjelbër, infrastruktura, arsimi dhe kultura.
Të dy palët nënvizuan rëndësinë e një partneriteti të fortë, bazuar në interesin e përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm dhe shprehën gjithashtu angazhimin për projekte konkrete që do të fuqizojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të sjellin përfitime të ndërsjella për qytetarët e të dy vendeve.