Tiranë
U zhvillua me sukses Forumi Ekonomik Shqipëri-Greqi dhe takimet B2B, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të dy vendeve, agjensive të investimit dhe shoqatave të biznesit, si një platformë e rëndësishme në drejtim të forcimit të lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Greqisë .
Gjatë këtij forumi, u diskutuan mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, rritjen e investimeve të ndërsjellta dhe projekte konkrete.
Shqipëria është në një fazë të përparuar ekonomike, e cila është konfirmuar nga Progres Raporti dhe çelja e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe nga përmirësimi i vlerësimit ndërkombëtar të vendit tonë nga Moody’s. Këto arritje dëshmojnë potencialin dhe stabilitetin tonë ekonomik, duke e bërë zgjerimin e bashkëpunimit dhe forcimin e sinergjive mes Shqipërisë dhe Greqisë një prioritet kyç.
Ky forum përbën një hap domethënës për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit që do të sjellin përfitime të ndërsjella për të dy vendet.
Një vlerësim i veçantë shkon për Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Athinë – Εμπορικό και Βιομηχανικό Επιμελητήριο Αθηνών (ΕΒΕΑ) për organizimin e shkëlqyer dhe frymën konstruktive drejt një të ardhme më të begatë për dy vendet dhe rajonin më gjerë.