Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ministrin e Drejtësisë së Greqisë, z. Jorgos Floridis. Gjatë takimit, palët shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në fushën e drejtësisë dhe çështjet e përbashkëta me interes të ndërsjellë.
Diskutimet përfshinë gjithashtu bashkëpunimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky takim përforcon angazhimin e të dy vendeve për të avancuar bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe dhe për të ndihmuar në procesin e reformave për përmbushjen e standardeve evropiane.