Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, shprehu ngushëllimet më të sinqerta në Ambasadën e Vatikanit në Athinë për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papës, dhe shprehu respektin më të thellë për jetën dhe veprën e tij në shërbim të paqes, unitetit dhe vlerave njerëzore universale.
Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për brezat që vijnë.