{:al}Në Delfi u zhvillua “Forumi i X-të Ekonomik i Delfit” Delphi Economic Forum, në të cilin morën pjesë mbi 1,000 personalitete të shquara nga fushat e politikës, diplomacisë, biznesit dhe shoqërisë civile, nga 50 vende të botës – në 200 diskutime që synuan shkëmbimin e ideve mbi ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike, kohezionin evropian, tranzicionin energjetik, inovacionin dhe teknologjinë, në një realitet i cili po riformëson ekuilibrat globalë.
Në këtë Forum, Shqipëria u përfaqësua nga z. Endrit Yzeiraj, Zëvendës Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si panelist në diskutimin me temë “Drejt zgjerimit të BE-së dhe ndikimi i tij për fqinjësinë”.
Z. Yzeiraj në fjalën e tij, theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë strategjike që ka përshpejtimi i këtij procesi për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vetë BE-në. Duke mbështetur idenë se integrimi evropian më tepër se sa një aspiratë politike, përfaqëson një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë, forcimin e standardeve ligjore dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ai u ndal veçanërisht në përpjekjet e Shqipërisë për të promovuar integrimin rajonal, përmes heqjes së barrierave tregtare dhe integrimit në sistemin e BE-së.