Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik njofton se ka anulluar procedurën e prokurimit “Procedurë e Kufizuar” me objekt “Punime rikonstruksioni në godinën e Ambasadës së RSH-së në Athinë”, me fond limit 61,091 euro (gjashtëdhjetë e njëmijë e nëntëdhjetë e një) Euro pa përfshirë taksa dhe pa tvsh.
Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit për pjesëmarrjen në këtë procedurë prokurimi ishte deri më datë 09.05.2025 ora 13:00.
Arsyet e Anulimit:
Në këtë procedurë prokurimi nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e përshtatshme, sipas përcaktimeve në dokumentet e tenderit.