Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë përgëzon organizatorët e konferencës me titull: “Lindja e një përkatësie greko-shqiptare: bashkëjetesë jo konkurruese në perspektiva gjithëpërfshëse”, e cila u mbajt më 10 qershor 2025, në Universitetin Panteion, në kuadër të projektit kërkimor me titull të njëjtë zhvilluar nga Instituti Helen i Kërkimit dhe Inovacionit (ELIDEK), nën drejtimin akademik të Prof. Dimitris Christopoulos.
Hulumtimi, i cili fokusohet në formësimin e një identiteti të ri të shumëfishtë shqiptaro-grek/ greko-shqiptar, në urat njerëzore që lidhin dy vendet tona, vë theks të veçantë te brezi i dytë i të rinjve me origjinë shqiptare që kanë lindur dhe/ose janë rritur në Greqi. Sipas studimit, formulimi “ose grek – ose shqiptar” po transformohet gradualisht në “si grek ashtu edhe shqiptar”, një qasje që forcon përfshirjen dhe mirëkuptimin ndërkulturor dhe promovon dialogun, respektin dhe bashkëjetesën e barabartë ndërmjet dy popujve tanë.
Urime të përzemërta!