Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kënaqësinë të informojë të gjithë studentët shqiptarë në Greqi dhe jo vetëm se Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin vjetor “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”.
Ky çmim u dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda periudhës tetor 2024 – tetor 2025, në Shqipëri ose jashtë saj, për tema diplome që trajtojnë çështje të rëndësishme të ekonomisë, si:
– Ekonomiksi monetar dhe ndërkombëtar;
– Stabiliteti financiar;
– Integrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit në BE;
– Politika monetare dhe makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë;
– Politika fiskale dhe ndikimi i saj në ekonomi;
– Sistemi bankar shqiptar;
– Sjelljet ekonomike të individëve dhe bizneseve në Shqipëri;
– Tema të tjera të karakterit ekonomik.
Çmimet që do të ndahen:
– Çmimi i parë: 250.000 lekë
– Çmimi i dytë: 200.000 lekë
– Çmimi i tretë: 150.000 lekë
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor pranë Bankës së Shqipërisë.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 31 tetor 2025
Për më shumë informacion rreth rregullave të pranimit dhe mënyrës së aplikimit, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë në linkun më poshtë:
Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2025