Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në takimin e organizuar nga Ambasadorja e Irlandës, znj. Ciara O’Floinn, në rezidencën irlandeze, me Ministren e Kohezionit Social dhe Çështjeve të Familjes të Greqisë, znj. Domna Michailidou, si dhe me Grupin e Grave Ambasadore në Athinë.
Diskutimi u përqendrua në çështje kryesore sociale si strehimi, demografia dhe politikat familjare, si dhe në mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin mes vendeve tona.
Një takim frymëzues që forcon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes vendeve tona, duke nxitur dialogun dhe partneritetin për çështje me rëndësi sociale.



