Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi pati kënaqësinë të mirëpriste në ambientet e saj kantautorin shumëvlerësuar shqiptar, z. Alban Skënderaj, i cili do të zhvillojë recitalin e tij “MOTIV” më 21 mars 2026, në Galatsi Olympic Hall – Christmas Theater, në Athinë.
Ky koncert, pjesë e turneut të suksesshëm ndërkombëtar të artistit tonë të njohur, përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare jashtë kufijve të vendit. Ai do të sjellë emocione të veçanta për komunitetin shqiptar në Greqi dhe do të shërbejë si një urë kulturore mes dy popujve tanë, duke prezantuar për publikun grek një nga zërat më të spikatur të muzikës së lehtë bashkëkohore shqiptare.
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, i uroi artistit shumë suksese në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe shprehu bindjen se koncerti i tij në Athinë do të shënojë një moment domethënës në shkëmbimin kulturor midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Data: 21 mars 2026
Vendi: Galatsi Olympic Hall – Christmas Theater, Athinë
Biletat: Ekskluzivisht në www.more.com




