Në kuadër të muajit të festave kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ambasada shpall konkursin e vizatimeve për fëmijë “Shqipëria në Sytë e Fëmijëve”.
Për herë të parë, çmimet do të dorëzohen personalishht nga Ministrja znj. Elisa Spiropali, në një ceremoni festive që do të zhvillohet në muajin dhjetor, duke nderuar talentin dhe krijimtarinë e fëmijëve.
Si çdo vit, fëmijët tanë na ftojnë të zbulojmë Shqipërinë me sy të rinj dhe ngjyra të pafundme. Ata tregojnë dashurinë për vendin, peizazhet që i magjepsin, momentet që i bëjnë krenarë dhe emocionet që i ndjekin kudo.
Dërgoni vizatimet deri më 29 nëntor 2025 në email: embassy.athens@mfa.gov.al së bashku me emrin, mbiemrin, klasën dhe qytetin tuaj.
Të gjitha vizatimet do të publikohen në faqen tonë zyrtare në Facebook. Publiku do të ketë mundësinë t’i shohë dhe t’i pëlqejë, dhe vizatimi me më shumë pëlqime deri më 29 nëntor do të shpallet fitues.
Le të festojmë së bashku bukurinë dhe ngjyrat e Shqipërisë – përmes syve dhe imagjinatës së fëmijëve tanë.



