Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit u realizua me sukses edicioni i katërt i “Netëve të Filmit Shqiptar”, një aktivitet dyditor i dedikuar kinemasë shqiptare. Më 12–13 nëntor, në ambientet e Ambasadës u shfaqën filmat: “Tinguj Lufte” dhe “Përrallë nga e Kaluara”.
Mbrëmja u shndërrua në një udhëtim të bukur drejt kujtesës sonë kulturore, duke rikujtuar sa shumë na lidh gjuha, historia dhe arti, pavarësisht distancës.
Mirënjohje për praninë dhe mbështetjen tuaj.
Kjo traditë vazhdon falë jush dhe vlerës që i jepni kulturës shqiptare.




