Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u inaugurua linja e re ajrore Iraklio – Tiranë, operuar nga SKY express. Kjo linjë e re forcon më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke lehtësuar udhëtimin e komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Kretë dhe në ishujt përreth.
Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja Luela Hajdaraga theksoi se hapja e kësaj linje përfaqëson një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi, e cila afron më shumë njerëzit dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.
Ambasada uron fluturime të mbarë për të gjithë pasagjerët e kësaj linje të re ajrore.









