Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në prezantimin e prioriteteve të Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian 2026, organizuar nga Ambasada e Republikës së Qipros.
Aktiviteti theksoi vizionin e Presidencës Qipriote për një BE më të fortë, autonome dhe të hapur ndaj botës, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit. Ky aktivitet pasqyron mbështetjen për prioritetet e Presidencës Qipriote dhe vullnetin për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit institucional.




