Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Libanit në Greqi, z. Kenj El Hajal.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet Shqipërisë dhe Libanit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vijuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.



