Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të New York College dhe universiteteve partnere, gjatë së cilës dhjetëra shtetas shqiptarë përmbyllën me sukses studimet e tyre universitare.

Me këtë rast, Ambasadorja u shprehu urimet më të përzemërta të diplomuarve, duke vlerësuar përkushtimin, këmbënguljen dhe arritjet e tyre akademike. Ajo u uroi suksese të mëtejshme në zhvillimin profesional dhe personal, duke theksuar rëndësinë e arsimit si themel për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Gjatë ceremonisë, u shpreh gjithashtu vlerësim i veçantë për Presidentin e New York College, z. Ilia Foutsi, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve shqiptarë dhe angazhimin e institucionit në krijimin e mundësive të barabarta përmes programeve të bursave dhe bashkëpunimit akademik.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionet arsimore, në mbështetje të studentëve shqiptarë dhe promovimit të mundësive për zhvillim akademik.
Urime të gjithë të diplomuarve dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm.



