Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë, znj. Maja Apostolova Balaburski.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Biseda u përqendrua gjithashtu në çështje me interes të përbashkët, me vëmendje të veçantë ndaj perspektivës evropiane dhe rëndësisë së bashkëpunimit rajonal.



