Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Irlandës në Greqi dhe Shqipëri, znj. Ciara O’Floinn.
Në fokus të takimit ishin Presidenca irlandeze e Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.



