Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në punimet e Konferencës së 16-të Shkencore për Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike si dhe në Forumin e 10-të të Investimeve të Energjisë së Gjelbër, organizuar nga Qendra e Politikës dhe Zhvillimit të Energjisë (KEPA) të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës (NKUA) nën kujdesin e Organizatës BSEC.
Pjesë e këtyre evenimenteve të rëndësishme ishin përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Greqisë, Ambasadorë të shteteve anëtare të BSEC-ut dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Athinë, BSEC PERMIS, Institucionet Akademike pjesëmarrëse në rrjetin e Institucioneve Akademike të Kombeve të Bashkuara për promovimin e SDG-ve të OKB-së, si dhe shkencëtarë nga Universitete dhe Institucionet Kërkimore nga rajoni dhe Shqipëria.
Në punimet e Konferencës dhe Forumit u theksua nevoja e bashkëpunimit, në një periudhë ku përballemi me sfida të mëdha rajonale, klimatike, mjedisore si dhe rëndësia e investimeve në energjinë e gjelbër, qëndrueshmëri, harmonizimin e legjislacioneve kombëtare të shteteve anëtare të BSEC.