Në kuadër të aktiviteteve të Grupit të Grave Ambasadore të akredituara në Greqi, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në një drekë pune të organizuar nga Ambasadorja e Kanadasë znj. Anna-Karine Asselin, me të ftuar speciale Presidenten e Republikës Helene, znj. Katerina Sakellaropoulou.
Gjatë një shkëmbimi frymëzues idesh dhe pikëpamjesh mbi temën aktuale “Ndryshimet Klimatike”, bashkëbisedueset prekën çështje si, efektet e ndryshimit të klimës, impaktin e krizës klimatike dhe migracionin, politikat dhe veprimet kundër ndryshimeve klimatike etj.