Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, Korçë, nën kujdesin e veçantë të Ambasadls së RSH-së në Athinë, “Nata e Dymëdhjetë”, të William Shakespeare, u shfaq për tre netë radhazi, në Teatrin ‘‘Neos Akadimos’ në Athinë.
Nën regjinë e Dhimitris Milonas dhe interpretimin e Luiza Xhuvani, një nga aktoret më të rëndësishme shqiptare dhe të një kaste aktoresh profesionistë, komedia shekspiriane u duartokrit ngrohtë nga komuniteti shqiptar në Greqi, i cili shprehu mbështetjen e tij gjatë netëve të shfaqjeve, duke shijuar aromë Shqipërie.
Nderuan me prezencën e tyre Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, z. Fitim Gllareva, trupi diplomatik i Ambasadës në Athinë, anëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi, miq dhe artdashës.