Me ftesë të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Republikës Greke, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të dy mjeteve të reja lundruese të teknologjisë bashkëkohore që synojnë përforcimin e Flotës Greke të Shërbimit Zjarrfikës për adresimin e sfidave të mëdha të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Mes të ftuarve të shumtë, në këtë ceremoni nderonin me pjesëmarrjen e tyre, Kryeministri, z. Kyriakos Mitsotakis dhe Ministri, z. Vassilis Kikilias.