Interesi i turistëve grekë për të eksploruar Shqipërinë po rritet ndjeshëm vitet e fundit, duke u dhënë atyre mundësinë të njohin nga afër mikpritjen e famshme të shqiptarëve, bukuritë natyrore dhe pasuritë kulturore, arsyet përse Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar botëror.
Gjatë vitit 2024, sipas INSTAT, Shqipërinë e vizituan 733,472 turistë grekë ose 9.87% më shumë se 2023.
Fqinji i mirë është dera e parajsës, por për ta ndjerë këtë, ftojmë të gjithë miqtë tanë grekë të na vizitojnë dhe të zbulojnë hiret e Shqipërisë kaq pranë. Garantojmë se do të rivini me më shumë entuziazëm!
11,7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.
Photo credits: Anri Pashaj