Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar në Athinë me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë greke, trupit diplomatik dhe organizata ndërkombëtare, të cilët nënvizuan rëndësinë historike dhe misionin e vazhdueshëm të OKB-së.
Ky përvjetor shërben si një kujtesë për rolet thelbësore të Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e paqes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e solidaritetit ndërkombëtar.





