Në kuadër të manifestimeve zyrtare “Salaminia 2024”, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga dhe Atasheu Ushtarak Kolonel Artan Bufi morën pjesë në ceremoninë solemne të vendosjes së kurorave në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në sheshin Sintagma, për nder të përvjetorit historik të Betejës Detare të Salaminës.
Ky aktivitet i organizuar nga Bashkia e Salaminës dhe Prefektura e Atikës, bëri bashkë përfaqësues të qeverisë greke, dhe shumë ambasadave të huaja në Greqi për të nderuar të rënët, në këtë ditë të shënuar.