Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Ndërlidhëse në Athinë, znj. Eva Kollobani, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e “Ditës së Policisë Helene”, e zhvilluar në Megaro Musikis.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të larta të shtetit grek, përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe drejtues të lartë të forcave të rendit.
Ceremonia shërbeu si një moment i rëndësishëm për të theksuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë të të dy vendeve.




