Νë kuadër të veprimtarisë së Unionit të Grave Ambasadore në Greqi – Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në takimin e organizuar nga Ambasadorja e Lituanisë, znj. Lina Skerstonaitė.
Takimi bëri bashkë gra nga fushat e diplomacisë dhe gazetarisë që ndanë së bashku opinione mbi një gamë të gjerë temash, përfshirë zhvillimet e fundit në Greqi e më gjerë, stabilitetin rajonal, avancimin e barazisë gjinore dhe çështje të tjera me interes, nën perspektivën e krijimit të një të ardhmeje më të mirë.