Në kuadër të aktiviteteve të Grupit të Grave Ambasadore, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, mori pjesë në takimin e organizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë. Ky takim bëri bashkë gratë Ambasadore dhe Oficeret gra të Forcave të Armatosura të Greqisë, duke shërbyer si një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar dhe përforcuar rolin e grave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, brenda kornizës së Planit të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe për të theksuar rëndësinë e tyre në pozicione të larta vendimmarrëse dhe udhëheqëse.