Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga ka pritur në një takim Ambasadorin e Perusë në Republikën e Shqipërisë, me rezidencë në Athinë, z. Javier Raul Martin Yepez Verdeguer, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Athinë.
Ambasadorja Hajdaraga e falënderoi Ambasadorin Verdeguer për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i uroi suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike dhe detyrat e tij të ardhshme.