Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, mirëpriti në një takim Ambasadorin e ri të Portugalisë në Greqi, z. Rui Macieira.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, si dhe u theksua rëndësia e forcimit të dialogut dhe mbështetjes së ndërsjellë në forumet ndërkombëtare.