Në kuadër të diplomacisë ekonomike, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga mirëpriti në ambientet e Ambasadës, Themeluesen dhe Presidenten e Athens Riviera Forum, znj. Ioanna Samprakou.
Bashkëbisedueset shkëmbyen mendime mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Greqisë, nxitjen e investimeve të reja dhe rritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Evropës Juglindore, me një vëmendje të veçantë ndaj potencialit të Shqipërisë.