Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Zëvendës Guvernatorin e Qarkut të Akaisë dhe President të Komisionit të Ballkanit dhe Detit të Zi të CPMR, z. Fokion Zaimis.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke u përqendruar në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim promovimin e turizmit dhe forcimin e lidhjeve lokale mes bashkive të Greqisë Perëndimore dhe atyre respektive në Shqipëri.