Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga mikpriti në ambientet e Ambasadës së RSH-së në Athinë përfaqësuesit e Shoqatës së Bizneseve Greke ne Shqipëri, z. Denald-George Tafani, President dhe z. Efthimios Navridis, me të cilët zhvilloi një bisedë me fokus përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Shqipëri-Greqi si dhe projektet në proces për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.
Interesi në rritje i kompanive greke për tregun shqiptar, siç u evidentua dhe në Forumin Ekonomik Shqipëri-Greqi, zhvilluar vitin e kaluar në Athinë, bën të domosdoshëm ndërveprimin e të gjithë aktorëve dhe organizmave të fushës, me qëllim lehtësimin dhe realizimin e partneriteve fitimprurëse, në të mirë të ekonomive të të dy vendeve.