Ambasadorja Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim miqësor dhe produktiv me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis, ku u diskutua thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimi i projekteve konkrete me interes të përbashkët.
Ambasadorja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar dhe çuar përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë



