Në kuadër të përfundimit të mandatit të Presidentes së Republikës së Greqisë, znj. Katerina Sakellaropoulou, Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, së bashku me Grupin e Grave Ambasadore të akredituara në këtë vend, morën pjesë në një drekë zyrtare të organizuar nga Ambasadorja e Kanadasë, znj. Anna-Karine Asselin.
Ky takim u zhvillua si një moment reflektimi mbi rolin dhe kontributin e grave në diplomaci, si dhe si një rast i veçantë për të shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe udhëheqjen e znj. Sakellaropoulou gjatë mandatit të saj presidencial.