Në një frymë bashkëpunimi dhe angazhimi për çështje mjedisore, Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, mori pjesë në një aktivitet të veçantë të organizuar nga Ambasadorja e Sllovenisë, znj. Tamara Pozar, me pjesëmarrjen e Grupit të Grave Ambasadore në Greqi dhe përfaqësuesve të organizatës “The Bee Camp”.
Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e mbrojtjes së polenizuesve në mjediset urbane dhe në rolin e grave në diplomaci si zëra të fuqishëm në promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor.
Një nismë frymëzuese që pasqyron fuqinë e bashkëpunimit dhe ndikimin pozitiv që krijohet kur veprojmë së bashku.