INSTAT – Ecuria e tregtisë së mallrave Shqipëri-Greqi, janar 2025
Instituti i Statistikave të Shqipërisë publikoi raportin e muajit janar 2025 për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet partnere, sipas së cilës rezulton se:
- Eksportet e mallrave shqiptare drejt tregut grek u rritën me 2%.
- Importet greke në tregun shqiptar u rritën me 2.1%.
- Volumi tregtar Shqipëri-Greqi u rrit me 2.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
- Tregtia me Greqinë në muajin janar 2025 zuri 7.7% të të gjithë volumit të tregtisë me jashtë të Shqipërisë, duke e renditur Greqinë në vendin e tretë të partnerëve kryesorë tregtarë të Shqipërisë.
Të dhënat e përgjithshme të tregtisë me jashtë për muajin janar 2025 evidentojnë se eksportet e mallrave u rritën me 4.9%, ndërsa importet pësuan një rritje prej 0.1%, në krahasim me një vit më parë.