Në kuadër të diplomacisë kulturore dhe promovimit të artit shqiptar në Greqi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën “Retrospektivë” të piktorit dhe skulptorit të mirënjohur Ilirian Shima, e organizuar me mbështetjen e Ambasadës dhe të Eventeve “Rezart Jasa”.
Inaugurimi: 07 nëntor 2025
Ora: 18:30 – 22:00
Vendi: Qendra e Arteve e Bashkisë së Athinës
(Adresa: Vasilissis Sofias – Parku Eleftherias, 11521, Athinë)
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga 05 deri më 16 nëntor 2025.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi artistik, në një mbrëmje kushtuar artit, kulturës dhe krijimtarisë shqiptare.
Jeni të gjithë të mirëpritur.