“A cup of coffee and new shoes on”, (“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”), me skenar dhe regji të Gentian Koçit, është filmi shqiptar që shfaqet tashmë në kinematë greke, duke filluar nga data 18 prill.
Filmi, me producent Gentian Koçin, Blerina Hankollarin dhe bashkëproducent nga Kosova, Liridon Cahanin, është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës, i cili ka fituar “Çmimin e Audiencës” në Festivalin e 64-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik (2023) dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 95-të festivalit prestigjioz të kinemasë “Academy Awards-Oscars 2023”.
“A cup of coffee and new shoes on” trajton historinë e dy vëllezërve binjakë të cilëve u duhet të përballen me një sëmundje të pashërueshme.
Në rolet kryesore janë dy aktorët e njohur portugezë Edgar Morais dhe Rafael Morais dhe aktorja shqiptare Drita Kabashi.
Programi i shfaqjeve: Të enjte/premte/hënë/martë/mërkurë 19:00, 21:00| të shtunë 20:30| të diel 18:30
Në kinemanë TRIANON FILMCENTER| adresa: Kodrigtonos 21 (Patision 101) (Viktoria), 10434
Për rezervime, kontaktoni në numrat 210 8215469 dhe 210 8222702.
Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH, Bashkia e Tiranës, Eurimages, Media-Creative Europe, Qendra Greke e Filmit, ERT, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages.
Urime Gentian Koçi për suksesin!