Në vijim të aktivitetit të çeljes së vitit ekonomik 2025 të Shoqatës Industriale, Tregtare dhe Profesionale Greko-Shqiptare, zhvilluam një takim konstruktiv me kryetarin e saj, z.Panajot Rumi, njëkohësisht themelues i Rumming Group. Gjatë bashkëbisedimit u shpreh vizioni dhe angazhimi për forcimin dhe promovimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe si një shembull në rajon. Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishin rritja e investimeve të përbashkëta dhe zgjerimi i rrjeteve të bashkëpunimit mes komuniteteve tona sipërmarrëse, si mjet për diversifikimin e tregjeve dhe çlirimin e një potenciali të lartë zhvillimi, në interes të dy vendeve.
Shqipëria dhe Greqia ndajnë një vizion të përbashkët për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Në këtë kuadër, institucionalizimi i veprimtarive të bashkëpunimit nëpërmjet organizmave dypalëshe, krijon alternativa efikase për një të ardhme më të fortë dhe më të qëndrueshme.

