Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, mori pjesë në takimin e Grave Ambasadore të akredituara në Greqi, të organizuar nga Ambasadorja e Francës, Sh.S.Znj. Laurence Auer, në rezidencën franceze në Athinë.

Takimi u zhvillua në nder të Zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, znj. Alexandra Papadopoulou, me pjesëmarrjen e znj. Elena Lazarou, Drejtoreshë e Përgjithshme e ELIAMEP, dhe u fokusua në temën “Gratë dhe Siguria”.

Ky aktivitet bëri bashkë gra lidere nga diplomacia, gazetaria dhe akademia, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme dialogu mbi rolin e grave në forcimin e sigurisë dhe paqes, si dhe në proceset vendimmarrëse ndërkombëtare.




